Kjo ndeshje interesante nga Kupa e Gjermanisë transmetohet në Artmotion NULL NULL nga Arbon Flugaj 07.04.2021 09:00 nga Arbon Flugaj 07.04.2021 09:00 Pas shumë e shumë ndeshjeve dhe raundeve të kaluar, Kupa e Gjermanisë vjen me një duel të mbetur që do të përcaktoj edhe gjysmëfinalistin e fundit. Kjo ndeshje luhet të mërkurën me fillim nga ora 18:30 dhe transmetohet direkt në platformën më unike dhe atraktive në vend, Artmotion. 18:30 REGENSBURG – WERDER ART SPORT 1 Pas Dortmundit, Leipzigut dhe Holstein Kiel tani do të mësojmë edhe gjysmëfinalistin e katërt dhe të fundit në DFB Pokal të Gjermanisë. Werderi i Milot Rashicës luajnë si mysafirë të skuadrës së vogël nga Bundesliga 2. në një duel për të mos u humbur që luhet të mërkurën me fillim nga ora 18:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. Të dy skuadrat kanë ecuri të njejtë në kampionat. Vendasit e Regensburgut janë të 14-tët me 31 pikë të grumbulluara në ligën e dytë gjermane teksa ëerderi mbanë pozitën e 13-të në elitën e futbollit gjerman me 30 pikë të arkëtuara deri në këtë fazë. Ky duel është shtyer për një kohë të gjatë përshkak të problemeve të skuadrës vendase me COVID-19.