Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Artmotion sjell sot dy ndeshje super interesante të basketbollit kosovar

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 03.04.2021 09:38
Superliga e Basketbollit: Golden Eagle Ylli përballet me Pejën dhe Trepça me Rahovecin

Kjo fundjavë na sjell edhe xhiron e parafundit apo thënë ndryshe atë të 27-të në elitën e basketbollit vendor.

Dy prej takimeve që tashmë llogariten edhe si vendimtare luhen të shtunën dhe dy të tjera të dielën – sigurisht transmetohen që të gjitha në adresën e vërtetë të basketbollit në vendin tonë, platformën fantastike dhe më atraktive në vend, Artmotion.

17:00 G.E YLLI – PEJA ART SPORT 1

Duel force para playoff-it me dy skuadra që kanë të siguruar kalimin aty, por që ende nuk e dinë se nga cila pozitë do e nisin fazën e nxehtë të dueleve direkte në drejtim të titullit kampion.

Ylli dhe Peja luajnë këtë të shtunë kundër njëra-tjetrës me fillim nga ora 17:00 teksa dueli mes tyre transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

Suharekasit e Yllit vijnë në këtë duel pas humbjes së javës së kaluar kundër Vëllaznimit teksa kanë 16 fitore dhe 10 disfata e fitorja iu nevojitet për të kërkuar pozicionimin në dy vendet e para tabelore që dërgojnë direkt në gjysmëfinale.

Nga ana tjetër, Peja tashmë në formë të mirë fitoren e dëshiron vetëm për prestigj dhe për ta mbajtur moralin lartë, pasi gjasë teorike për të qenë në dy pozitat e para më nuk ka.

Ylli ka dy fitore në duelet direkte këtë sezon teksa Peja në anën tjetër vetëm një.

Ylli, 5-shja e mundshme startuese:

Kastrati, Bunjaku, Gill, Wilbekin, Morant

Peja, 5-shja e mundshme startuese:

Berisha, Walton, Grapci, Shoshi, Walters

19:00 TREPÇA – RAHOVECI ART SPORT 1

Sigurimin e mbijetesës, Trepça e kërkon në palestrën ikonike “Minatori” ndaj një rivali shumë të vështirë si Rahoveci që bartë pozitën e dytë në tabelë dhe ka gjasa reale për ta mbyllur edicionin edhe si lidere.

Kjo ndeshje interesante luhet të shtunën me fillim nga ora 19:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1.

Vendasit e Trepçës në këtë duel futen pas humbjes së hidhur që e pësuan në ndeshjen me Pejën, teksa Rahoveci në anën tjetër vjen pas fitores në vazhdime kundër Bashkimit.

Sa i përket renditjes tabelore, Trepça mbanë vendin e gjashtë me 10 fitore dhe 16 disfata teksa në anën tjetër Rahoveci qëndrojnë të dytët me 17 fitore dhe 9 humbje.

Në duelet direkte më mirë qëndrojnë “vreshtarët” që kanë dy suksese, krahas një fitoreje të mitrovicasve.

Trepça, 5-shja e mundshme startuese:

Smith, Haxhiu, Toutzaiarkis, Butorac, Hajrizi

Rahoveci, 5-shja e mundshme startuese:

Morina, Davis, Daniel, Qallaku, Veseli

klankosova.tv

lajme të ngjashme