Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në Gjakovë nis vaksinimi i stafit mjekësor

NULL NULL
02.04.2021 08:51

Në Komunën Gjakovës edhe zyrtarisht ka nisur vaksinimi i profesionistëve shëndetësorë. I pari që e mori vaksinën ishte shefi i vaksinimit, Burim Gojani.

Gojani tha se mori vaksinën antiCOVID-19, me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve për të marr këtë vaksinë.

Në Qendrën e Mjekësisë Familjare “Çabrati” në Gjakovë ku edhe nisi procesi i vaksinimit të personelit shëndetësorë ishte edhe i pari i kësaj komune, Ardian Gjini.

Gjini tha se nuk do të hezitoj dhe se do të vaksinohet me vaksinën antiCOVID-19 posa që t’i vie radha, raporton KP, transmeton Klan Kosova.

Në fazën e parë të vaksinimit Gjinit thotë se pritet të vaksinohen 1 mijë e 300 persona.

Vetën QKM e “Çabratit” është planifikuar të jetë qendër e vaksinimit.

Tashmë në Kosovë ka nisur vaksinimi i profesionistëve shëndetësor nga dita e marte. Vaksinimi po bëhet me AstraZeneca doza këto të siguruara nga Covax-i.

 
lajme të ngjashme