Llumnica: Spanja bën lojë dominuese me kundërshtarë shumë më të fortë se Kosova NULL NULL 31.03.2021 23:40 31.03.2021 23:40 Analisti sportiv Ardian Llumnica, e ka analizuar ndeshjen që Kosova e humbi me rezultat 3:1 kundër Spanjes. Llumnica në Sportin Special në Klan Kosova tha se Spanja bëri lojë dominuese ashtu si edhe bën ndaj kundërshtarëve shumë më te fortë se Kosova. Ai tha se selektori Challandes i ka marrë masat e duhura ndaj Spanjës. Analisti sportiv theksoi se struktura e futbollistëve kishte dallime të mëdha në cilësi. “Selektori edhe stafi edhe ne të tjerët e kemi ditur se kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të fortë, me një kundërshtarët e shtrin lojën e bën dominuese karshi edhe ndaj kundërshtarëve shumë më të fortë se ne. Dhe rrjedhimisht selektori i ka marrë masat e veta me skemën që e ka fut në fushë”. “Madje ai ka sakrifikuar edhe futbollistë, bie fjala tek Zeneli, vetëm për arsye defansive dhe t’i përshtatet një kundërshtari siç është Spanja. E dimë që me këtë sistem Kosova ka luajtur vetëm njëherë kundër Greqisë, dhe ka arritur të vjelë rezultat të mirë dhe është hera e dytë me këtë sistem të lojës sepse selektori i Kosovës vazhdimisht përdorë një skemë 4-2-3-1 dhe nuk bën shumë oscilime në sistemin e lojës”. “Kundër një Spanje nuk pritet të luash ndryshe. Për 30 minuta i rezistuam që të mos pësojmë gol. I rezistuam pavarësisht që lejonim hapësira dhe korridore. Por, ta kemi parasysh sepse struktura e futbollistëve që ishim në fushë kishim dallim të madh në cilësi.E kemi një Spanjë që luan një sistem 4-3-3, një sistem i zakonshëm”. “Në letër formacioni i Kosovës është paraqitur 3-4-3, por në praktikë ky sistem është tjetër për shkak se Kololli dhe Hadërgjonaj kanë detyra defansive sikur kthehen në vija paralele në detyrat e tyre. Njëri në Back i majtë dhe tjetri i djathtë”.