Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zeqiri për futbollistët e Kosovës: Ata djem duhet të paraqiten burrërisht dhe të na bëjnë krenarë

NULL NULL
31.03.2021 18:36

Sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Estadio de La Cartuja” në Sevilla, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e saj të dytë në kualifikimet për Kampionatin Botëror “Qatar 2022”, kundër Spanjës nikoqire.

Opinionisti i futbollit Arben Zeqiri, tha se Spanja është më cilësore sesa Kosova.

Zeqiri në Info Magazine në Klan Kosova tha se lidhur me rezultatin duhet të jemi objektiv dhe gjasat për rezultat të mirë do të jenë varësisht sesa do të angazhohen futbollistët në fushë.

“Është fuqi e futbollit është shumë më cilësore sesa ne. Ka thellësi më të madhe të skuadrës, ka alternativa shumë më shumë. Futbollistët e tyre luajnë për klubet më të mëdha të Evropës dhe jo vetëm të Spanjës. Janë standard në ekipet e tyre gjigante”.

“Gjasat në futboll janë gjithmonë për të fituar, humbur ose për të mbetur baras. Ne kemi gjasa, i kemi aftësitë tona, i kemi gjasat tona që mundemi me zgjidh ndeshjen, për t’ia ndërruar rrjedhën ndeshjes”.

Ai shtoi se lojtarët duhet të luftojnë për fanellën e Kosovës, sepse paraqet vuajtjet e shumë gjeneratave për të ardhur deri këtu.

“Po e përsëris edhe njëherë. Duhet të jemi objektiv dhe jo subjektiv. Dallon dëshira nga realiteti. Dëshira ime është që sontë të fitojmë dhe të jemi krenarë me rezultatin e mirë që do ta marrim, por gjasat do t’i kemi ashtu si paraqitemi, si luftojmë dhe si i kryejmë detyrat, se si luftojmë për këtë emblemë dhe këtë fanellë që për mua është e shenjtë dhe gjithsecilit prej nesh”.

“Meqë paraqet vuajtjet e shumë gjeneratave për të ardhur deri këtu. Fanella është ajo që përfaqëson dhjetëra miliona shqiptarë në botë. Kjo do të ishte më e rëndësishmja që ata djem të luftojnë me shumë dinjitet dhe me shumë krenari që të paraqiten burrërisht dhe të ndihemi krenarë siç na kanë bërë shpesh sidomos kur e kanë fituar Ligën e Kombeve”.

lajme të ngjashme