Filipinet raportojnë rekord rastesh me koronavirus në një ditë NULL NULL 26.03.2021 08:40 26.03.2021 08:40 Filipinet regjistruan numrin më të lartë të rasteve të reja me COVID-19 për një ditë të enjten. Kjo është hera e katërt në dy javë që vendi ka raportuar një numër rekord të rasteve të reja. Departamenti i Shëndetësisë i Filipineve raportoi 8.773 raste të reja me COVID-19, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Vendi ka raportuar gjithsej 693,048 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 13,095 vdekje nga virusi.