Lakers pa James dhe Davis përballen me liderët e lindjes, ndeshja transmetohet ekskluzivisht në Artmotion NULL NULL 25.03.2021 16:54 25.03.2021 16:54 Ndeshja e katërt për këtë javë nga NBA në platformën më atraktive në vend, Artmotion vjen këtë të premte dhe vlen shumë, pasi në të ndeshen dy prej skuadrave më të mira të ligës e që kanë nevojë për fitore në luftën për të arritur synimet sezonale. 03:00 PHILADELPHIA – L.A LAKERS ART SPORT 1 Ndeshjet atraktive dhe interesante nga NBA nuk ndalen edhe më tutje, këtë herë drejtpërdrejt nga palestra ikonike “Staples Center” vjen një ndeshje tejet interesante mes Philadelphias që po vazhdon formën e mirë edhe pa Embiid në parket dhe Lakers që po hasin në vështirësi gjatë këtyre javëve të fundit. Kjo përballje gjigantësh luhet të premten me fillim nga ora 03:00 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Art Sport 1. Philadelphia edhe përkundër mungesës së qendrës së tyre, Embiid prapë se prapë vazhdojnë ta mbajnë pozitën e parë në lindje me 31 fitore dhe 13 disfata. Nga ana tjetër Lakers që kanë humbur tre ndeshjet e fundit tashmë renditen në vendin e katërt të perëndimit me 28 fitore dhe 16 humbje. Philadelphia do synojë fitoren që të vazhdoj të mbetet edhe më tutje në krye të bregut lindor teksa në anën tjetër Lakers kanë nevojë urgjente për një rezultat pozitiv pasi rrezikojnë ta vazhdojnë rënien e lirë. Philadelphia, 5-shja e mundshme startuese: Simmons, Milton, Green, Harris, Howard Lakers, 5-shja e mundshme startuese: Schroder, Caldwell-Pope, Morris, Kuzma, Harrell