Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot mblidhet komiteti për vlerësimin e situatës me COVID-19

NULL NULL
12.03.2021 07:18

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të mblidhet sot.

Takimi i komitetit do të mbahet në ora 09:00 në Qeverinë e Kosovës, kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Në takimin ku do të diskutohet për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.

Gjatë së enjtes kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pas pati një takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku u tha se do të mbesin në fuqi masat e njëjta antiCOVID-19.

Ndërkohë që në vend, të enjten IKShPK- njoftoi për 8 raste të vdekjes dhe 632 raste të reja pozitive me COVID-19.

klankosova.tv

lajme të ngjashme