Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Grenell dhe Ischinger përplasen për Kosovën në Twitter

NULL NULL
06.03.2021 00:32

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, i ka reaguar ish-ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, i cili e ka quajtur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, anti-amerikan.

Ischinger përmes një shkrimi në Twitter i ka kërkuar Grenellit që mos të ndërhyjë në politikat e brendshme të Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ric, sinqerisht: ndalo përpjekjen për të ndërhyrë. Mjaft dëm është bërë. Mandati juaj ka skaduar. Lërjani Kosovën njerëzve të Kosovës”, ka shkruar Ischinger.

Ndërsa Grenell i është kundërpërgjigjur Ischingerit duke thënë se nuk është mirë që të përpiqet t’i ndalojë personat të shprehin mendimin e tyre vetëm pse janë homoseksualë.

” Jam gjithashtu i lumtur të krahasoj progresin tim me tuajin çdo ditë”, ka shkruar Grenell.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.