Kurti zotohet se do ta eliminojë varfërinë ekstreme gjatë qeverisjes së tij NULL NULL 22.02.2021 20:15 22.02.2021 20:15 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka premtuar eliminimin e varfërisë ekstreme në Kosovë, përgjatë kohës së qeverisjes së tij. Kurti ka thënë se përafërsisht 100 mijë qytetarë në vend jetojnë me më pak se 1 euro në ditë – kjo sipas tij është rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keqmenaxhimit, njofton Klan Kosova “Përafërsisht 100,000 qytetarë të Kosovës jetojnë me më pak se 1 euro në ditë, një rezultat i drejtpërdrejtë i korrupsionit dhe keqmenaxhimit. Skemat tona të qeverisjes së mirë dhe shoqërore do të zhdukin varfërinë ekstreme, do të luftojnë korrupsionin dhe do të rikthejnë ndjenjën e drejtësisë në shoqërinë tonë” është shprehur Kurti. Approximately 100,000 citizens of Kosova live with less than 1€ per day, a direct result of corruption and mismanagement. Our good governance and social schemes will eradicate extreme poverty, fight corruption and restore a sense of justice in our society. — Albin Kurti (@albinkurti) February 22, 2021