Besa-Ballkani, stadiumi ku po luhet ndeshja mbulohet nga bora (FOTO) NULL NULL 13.02.2021 14:20 13.02.2021 14:20 Në kushte të jashtëzakonshme klimatike po zhvillohet ndeshja Besa-Ballkani në Pejë. Stadiumi ku po luhet ndeshja e xhiros së 19-të të Superligës është mbuluar i tëri nga bora, njofton Klan Kosova. Siç shihet në foto dhe në transtemimin live në kanalin Art Sport 3 të platformës Artmotion, dukshmëria e fushë është e dobët teksa kjo po ua vështirëson edhe ndeshjen futbollistëve. Sidoqoftë loja është duke vazhduar, teksa tani ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 0 me 3 për Ballkanin.