Dëmtohet sërish pllaka e Sulltanit, lezhjanët kundër Cezarit NULL NULL 05.10.2015 18:59 05.10.2015 18:59 Lezhjanët dalin edhe kundër Jul Cezarit. Kështu shkruan e përditshmja Panorama, referuar një guri që ndodhet pranë varrit të Gjergj Kastriotit. Në gur shkruhet: Jetë Cezarit! Qyteti i Lissus ju përket juve. Mbishkrimin tregon mikpritjen ndaj pushtuesit romak kur ai hyri në këtë qytet në vitin ’48 Para Krishtit. Në fakt në shkrim nuk thuhet se qytetarët janë revoltuar, por se janë disi skeptikë. Por ky zhvillim vjen në kohën kur disa banorë të këtij qyteti janë revoltuar për vendosjen në Kalanë e Lezhës të pllakës me mbishkrimin e Sulltan Sulejmanit. Sipas tyre, Sulejmani ka vrarë dhe pla5kitur tokat shqiptare dhe nuk duhet nderuar. Në krye të këtyre sulmeve u vendos Eduart Ndocaj, nënkryetar i PDK në Lezhë dhe kandidat për deputet i mazhorancës. Nga ana tjetër, Artan Lame kritikoi ashpër këtë qëndrim kundër pllakës së Sulejmanit. Por Ndocaj u përgjigj duke theksuar se Lame është non grata. Madje në një postim të fundit, ai shprehet se Artan Lame është “mirditofob”. Ndërkohë pllakati i Sulltan Sulejmanit, i cili është e vendosur në hyrje të kalasë së Lezhës, është dëmtuar sërish nga persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa dëmtimet janë vënë re mëngjesin e së hënës nga punonjësit e kalasë. Ky pllakat është goditur me sende të forta në disa pjesë të tij me qëllim për ta thyer plotësisht, por agresorët nuk kanë mundur që t’ia arrijnë qëllimit për shkak të strukturës së fortë të betonit në të cilën është vendosur. Dëmtimi që i është bërë duket qartë, pasi në disa pjesë të tij janë hequr shkronjat, ndërsa në njërën anë ka pësuar edhe plasaritje. Dëmtimi për herë të dytë i pllakatit të Sulltan Sulejmanit është një ngjarje e paralajmëruar nga qytetarët e Lezhës, të cilët kanë qenë kundra vendosjes së këtij pllakati në hyrje të kalasë./Mapo.al