AstraZeneca mbron planin për shpërndarjen e vaksinave në BE NULL NULL 27.01.2021 08:42 27.01.2021 08:42 Kreu i AstraZeneca ka mbrojtur shpërndarjen e vaksinës së koronavirusit në Bashkimin Evropian, mes tensioneve me vendet anëtare për vonesat në furnizim. Pascal Soriot i tha gazetës italiane La Repubblica se ekipi i tij po punonte “24/7 për të rregulluar shumë çështje të prodhimit të vaksinës”. Ai tha se prodhimi ishte “dy muaj prapa aty ku ne donim të ishim”. Ai gjithashtu tha se vendimi i vonë i BE-së për të nënshkruar kontrata i kishte dhënë kohë të kufizuar për të zgjidhur çështjen me furnizimin, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Sipas tij, problemet në “shkallëzimin” e prodhimit të vaksinave po përjetoheshin në dy fabrika një në Hollandë dhe një në Belgjikë. “Është e komplikuar, veçanërisht në fazën e hershme ku duhet të zgjidhësh vërtet të gjitha llojet e çështjeve,” tha ai. “Ne besojmë se i kemi zgjidhur ato çështje, por ne jemi në dy muaj prapa se ku donim të ishim.”