Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mitrovicë: Endrina Elezaj shpallet sportiste e vitit 2020

NULL NULL
26.01.2021 12:48

Kryetari i Komunës se Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë ditës së sotme ka ndarë dy çmime kryesore të sportistit të vitit 2020.

Juria profesionale, sportiste të vitit 2020 ka shpallur futbollisten Endrina Elezaj, futbolliste e klubit të futbollit të femrave “Mitrovica”, ndërsa  çmimi “Lah Nimani”, iu nda ish futbollistit të mirënjohur, Xhavit Ala, i cili ka qenë edhe donator i klubit të futbollit “Trepça” përgjatë viteve 1989-1998.

Bahtiri u premtoi sportistëve se komuna do të bëjë gjithçka që është e mundur që në vitin 2021 të sigurojë kushte akoma më të mira për punë, në mënyrë që sportistët të vazhdojnë rrugën e tyre të sukseseve.

lajme të ngjashme