Preu pemët e shtëpisë së tij, dënohet shqiptari në Angli NULL NULL 14.05.2015 19:35 14.05.2015 19:35 Një gjykatë angleze dënoi një shqiptar me punë të detyruar pasi preu ose më mirë krasiti pemët në oborrin e shtëpisë së tij. Xhavit Krasniqi nga Cloeridge Avenue në qytetin Sutton, pagoi disa punëtorë të pakualifikuar për të prerë pemët në shtëpi pasi i krijonin hije në pishinën e tij. Dëmi që ai ka shkaktuar me veprimin e tij është 27 mijë funte. Ai i kishte krasitur pemët më 13 shkurt të vitit të kaluar, por ai është dënuar vetëm tani. 40-vjeçari shqiptar u gjykua nga gjykata Coudon Croën, e cila lëshoi ndaj tij dy akuza, atë të dëmtimit të mjedisit dhe prerjes pa leje të pemëve. Ai është i detyruar tashmë të bëjë 150 orë punë të detyruar dhe të paguajë 8370 funte që do të përdoren nga bashkia për të mbjellë pemë të reja./Shekulli.com.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.