Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Masat e reja anti COVID: Ndryshon orari i lëvizjes për qytetarët dhe për gastronominë

NULL NULL
15.01.2021 12:39

Masa e reja kundër COVID-19 janë miratuar këtë të premte nga Qeveria në detyrë, në mbledhjen e 58 të saj.

Në kuadër të këtyre masave, komunat janë sërish të ndara në tri zona sipas rrezikshmërisë së përhapjes së koronavirusit. Në zonat me rrezikshmëri të ulët dhe të mesëm operatorët ekonomikë, qendrat tregtare dhe gastronomia do të punojnë nga ora 05:00 deri në 22:00.

Gastronomia nga ora 22:00 do të punojë me metodën “merre me vete”. Banorët e komunave në zonat me rrezikshmëri të ulët dhe të mesme nuk kanë kufizim të orarit të lëvizjes, njofton Klan Kosova.

Kurse në zonat me rrezikshmëri të lartë qytetarët do të lëvizin nga ora 05:00 e mëngjesit deri në ora 21:30 të mbrëmjes, në këtë orar do të zhvillohet puna edhe operatorëve ekonomik dhe të gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Po ashtu janë ndryshuar edhe masat për aktivitetet publike, ku në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 30 personave, ndërsa në sheshe publike, parqe, vende publike, qendra rekreative dimërore dhe të ngjashme, lejohet grumbullimi deri në 50 persona me përjashtim.

Personave mbi moshën 65-vjeçare u lejohet dalja nga shtëpia vetëm gjatë orarit 6:00 – 10:00 dhe 16:00 – 19:00. Kurse ata persona që hyjnë në Kosovë dhe vijnë nga shtetet me rrezikshmëri të lartë duhet të kenë një test negativ për koronavirus.

Këtu keni masat e plota:

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.