Ronaldo: S’kam menduar ta arrijë Raulin NULL NULL 02.10.2015 16:57 02.10.2015 16:57 Një nderim i veçantë i është bërë sot Cristiano Ronaldos nga klubi i Real Madrid, pas arritjes së rekordit prej 324 golave nën fanellën e këtij klubi. Rekordin me 323 gola deri më tash e ka mbajtur ikona e Los Blancos, Raul Gonzalez, për të cilin Ronaldo ka thënë se nuk e ka menduar se do ta arrijë. “Është një nder i veçantë për mua, kur për herën e parë e vesha fanellën e Realit nuk e kam imagjinuar se do të jem unë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit”. “Nuk e kam menduar se do ta arrijë rekordin e mikut tim Raul dhe atë të mëhershmin të Alfredo Di Stefano”. Për arritjen e rekordit portugezi ka falënderuar edhe bashkëlojtarët e tij, që sipas tij pa ta ky sukses nuk do të ishte i arritshëm. Po ashtu ai ka falënderuar të gjithë trajnerët nën menaxhimin e të cilëve ka punuar, si: Pellegrini, Mohurinho, Ancelotti dhe Benitez, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days