Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, dy të plagosur – i dyshuari në ikje gjuan në drejtim të policisë

NULL NULL
27.12.2020 21:08
Shiriti i policisë

Dy persona janë plagosur me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit, me ç’rast ai ka gjuajtur në drejtim të policëve.

Kështu për Klan Kosova ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin për plagosje me armë zjarri në rrugë “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga personi i dyshuar (i njohur për policinë) janë plagosur 2 persona. Të njëtit janë dërguar për tretman mjekësor”.

“Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është vënë në ndjekje të personit të dyshuar i cili në ikje e sipër ka shtënë edhe në drejtim të zyrtarëve policor të cilët detyrimisht i janë pergjigjur në mënyrën e njejtë. Aktualisht hetuesit policor janë në kërkim të personit të dyshuar si dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rasrin “.

lajme të ngjashme