Maqedonia e Veriut shënon rekord të të shëruarve nga COVID-19 NULL NULL 21.12.2020 14:55 21.12.2020 14:55 Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 591 testime për COVID-19, ku prej tyre 129 persona kanë rezultuar pozitivë. Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar rekord i të shëruarve nga ky virus, ku janë regjistruar 1 mijë e 122 pacientë të shëruar. 22 pacientë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është: 78 mijë e 434 të infektuar, 55 mijë e 155 të shëruar dhe 2 mijë e 314 viktima./Alsat