“Heroi”, fiton në Meksikë NULL NULL 14.05.2015 18:13 14.05.2015 18:13 “Heroi”, fiton “Palmën e Argjend” në Meksikë Filmi, “Heroi”, fiton çmim ne Mexico International Film Festival. Ky film që është nën regjinë e Luan Kryeziut fitoi “Palmën e Argjend” apo “Silver Palm Awards”, ku kjo gjë e gëzoi regjisorin i cili u shpreh shumë krenarë që është pjesë krijuese e kësaj vepre artistike, që sipas tij po krijon histori në kinematografinë shqiptare dhe atë botërore. Sipas regjisorit, filmi “Heroi” , është i nominuar dhe do të jetë pjesëmarrës në disa festivale të ardhshme, ndër to do të jenë edhe “CayFilm”, “ColourTape”, “GoldenLinden”, “ThreeCities”, etj. “Sukseset e filmit “Heroi”, për një kohë të shkurtë po i hapin një derë të madhe kinematografisë sonë në botë, duke i bërë artistët tanë të besueshëm për bashkëpunime dhe ky film sipas drejtueseve është i nominuar dhe do të jetë pjesëmarrës në disa festivale të ardhshme që ndër to do të jenë edhe “CayFilm”, “ColourTape”, “GoldenLinden”, u shpreh Kryeziu. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 1 day