Pesë të vdekur dhe 296 raste të reja me COVID-19 NULL NULL 16.12.2020 15:03 16.12.2020 15:03 Pesë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në raportin e së mërkurës. Në 24 orët e fundit janë kryer 1158 testime. Rastet e vdekjes janë nga Prishtina (79 vjeç), Rahoveci (58 vjeç), Lipjani (78 vjeç), Klina (63 vjeç) dhe Vitia (65 vjeç). Nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 1225 persona si pasojë e COVID-19. Janë regjistruar 47 mijë e 499 raste pozitive, ndërsa prej tyre janë 11 mijë e 318 raste aktive.