Obiliqi ndihmon të infektuarit me COVID-19 (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 13.12.2020 20:15 nga Qendresa Sinani 13.12.2020 20:15 Komuna e Obiliqit do të ndajë nga 300 Euro për familjarët e atyre që vdiqën si pasojë e Covid-19. Kjo pas një vendimi që u mor të premten nga Kuvendi Komunal, njofton Klan Kosova. Familjet që do të përfitojnë nga kjo ndihmë janë gjithsej 23, ndërkohë që numri i atyre që do të marrin nga 100 Euro pasi janë të infektuar ose kanë kaluar këtë virus, është më i madh. Sipas kryetarit të Obiliqit Xhafer Gashi, janë 650 persona të infektuar që do të marrin nga kjo shumë. E obiliqasit për të marrë një ndihmë të tillë duhet të plotësojnë një formular. Ky i fundit do t’u dërgohet në shtëpi nga ekipet e Shtabit Emergjent për një arsye. “Ata që janë të infektuar nuk mund të dalin nga shtëpia si dhe një moshë e vjetruar sistemin online e kanë problem. Andaj ne kemi vendosur që me ekipet në terren të ua japim këtë mundësi tek shtëpia”, tha i pari i Obiliqit, Xhafer Gashi. Sipas tij, kjo ndihmë financiare për të cilën janë ndarë 90.000 Euro, do të vazhdojë deri në përfundim të pandemisë së koronavirusit.