Ahmeti: Nesër mund të nis aplikimi për 50 dhe 100 eurot për të infektuarit me COVID-19 NULL NULL 07.12.2020 15:24 07.12.2020 15:24 Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se aplikimi për 50 euro për personat me COVID-19 (100 euro për pensionistë me COVID) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online prej nesër. Ahmeti thotë se besojnë që kjo gjë do të funksionalizohet prej nesër, teksa shtoi se të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin, njofton Klan Kosova “Aplikimi për 50 euro për personat me covid (100 euro për pensionistë me covid) në emër të shpenzimeve shëndetësore do të jetë online – besojmë prej nesër. Të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin. Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin” është shprehur Ahmeti.