Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 13 mijë e 195 raste aktive

NULL NULL
07.12.2020 08:26

Numri total i rasteve pozitive në vend që nga 13 marsi kur është paraqitur rasti i parë me COVID-19 është 42 mijë e 805 raste nga 152 mijë e 677 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani 1 mijë e 106 persona me COVID-19 kanë humbur jetën, njofton Klan Kosova.

Ndërsa numri i rasteve aktive me COVID-19 është 13 mijë e 195 raste.

I lartë mbetet edhe numri i personave që janë shëruar nga ky virus, ku numri i përgjithshëm ka arritur në 28 mijë e 504 pacientë të shëruar.

IKSHPK njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga janë testuar gjithsej 1 mijë e 314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 468 raste pozitive.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 19 pacientë kanë humbur jetën teksa janë shëruar 683 pacientë.

 

lajme të ngjashme