Dy vetë shpallin kandidaturën për president të Komitetit Olimpik të Evropës NULL NULL 27.11.2020 20:27 27.11.2020 20:27 Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasavir Haxhiaj kanë marrë pjesë në Asamblenë e 49-të të Përgjithshme të Komitetit Olimpik të Evropës (EOC). Në takimin e mbajtur online, për herë të parë që prej përhapjes së pandemisë COVID-19, u morën vendime të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e Lëvizjes Olimpike të Evropës, njofton Klan Kosova. Asambleja nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit të EOC-ut, Janez Kocijançiq, i cili u nda nga jeta më 1 qershor të këtij viti. “Gjatë Asamblesë u zbuluan edhe dy kandidaturat për president të Komitetit Olimpik të Evropës, nga u.d. i tanishëm, Nygaard dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Greqisë, Spyros Capralos”. Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e plotë: Me nga një fjalë rasti, të 50 Komiteteve Olimpike Kombëtare të Evropës iu drejtuan presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, ushtruesi i detyrës së presidentit të EOC, Niels Nygaard, si dhe presidenti i KO të Italisë, Giovanni Malago. Presidenti Bach foli rreth asaj se sa ka ndryshuar bota që kur ai drejtoi për herë të fundit Asamblenë e Përgjithshme në vitin 2019, duke shtuar se Lëvizja Olimpike kishte përdorur pandeminë si një mundësi për ta bërë sportin më shumë se kurrë të rëndësishëm në shoqëri. Presidenti Nygard bëri një rezyme të aktiviteteve të EOC-ut, përfshirë bisedimet me mikpritësit polakë të Lojërave Evropiane Krakovia & Malopolska 2023, Bashkimin Evropian, Komisionerin e BE, Mariya Gabriel dhe G20. Sekretari i përgjithshëm i EOC-ut, Raffaele Pagnozzi, shpalosi një raport mbi aktivitetet e zyrës së EOC-ut në Romë, derisa prezantoi idenë e marrjes së një shtëpie të EOC-ut në Paris, ku do të mbahen Lojërat Olimpike 2024, si dhe njoftoi se Asambleja e Përgjithshme e vitit të ardhshëm do të zhvendoset nga muaji tetor për në prill. Drejtori i IOC-ut në Departamentin e Marrëdhënieve me Komitetet Olimpike Kombëtare dhe Solidaritetin Olimpik, James McLeod, bëri të ditur se buxheti për projektet e KO përmes Solidaritetit Olimpik është rritur për periudhën 2021-2024. Gjatë Asamblesë u zbuluan edhe dy kandidaturat për president të Komitetit Olimpik të Evropës, nga u.d. i tanishëm, Nygaard dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Greqisë, Spyros Capralos. Propozimi tjetër ishte nga Komiteti Olimpik i Irlandës, që Komiteti Ekzekutiv i EOC-ut, të ketë përafrim me propozimet e Agjendës Olimpike 2020 për Barazinë Gjinore në sport. Propozimi ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme të EOC-ut, një minimum prej 5 nga 16 anëtarët e zgjedhur në Bordin Ekzekutiv të EOC-ut, duhet të jenë të gjinisë femërore. Më pas u zbulua edhe vendi mikpritës i Festivalit Olimpik Evropian Veror për të Rinj për vitin 2025, e që u konfirmua të jetë Brno e Republikës së Çekisë. Në fund u ndan edhe çmimet “Piotr Nurowski”, për sportistë të rinj, si dhe u diskutuan çështje tjera. klankosova.tv