Gjermania regjistron numër rekord të rasteve me COVID-19 për një ditë NULL NULL 13.11.2020 10:01 13.11.2020 10:01 Health personnel breaks a swap to put it into the collection tube after taking a smear at a drive-in coronavirus testing station in Nuertingen, southern Germany, on November 10, 2020, amid the novel coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by THOMAS KIENZLE / AFP) (Photo by THOMAS KIENZLE/AFP via Getty Images) Gjermania ka regjistruar numrin e saj më të lartë të infeksioneve të koronavirusit në një ditë të vetme, sipas të dhënave nga Qendra e vendit për Kontrollin e Sëmundjeve. Sipas shifrave të publikuara këtë mëngjes, 23,542 raste të COVID-19 u identifikuan në 24 orët e fundit. 218 persona të tjerë vdiqën nga virusi të enjten, duke e çuar numrin e të vdekurve në 12.200, raporton CNN, transmeton Klan Kosova. Gjermania është vetëm një nga shumë vendet evropiane që sheh një rritje të re në rastet kur dimri po afrohet. Deri më tani, ka pasur 762,832 raste të COVID-19 në vend, sipas vlerësimit global të Universitetit Johns Hopkins.