Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore NULL NULL 29.09.2015 15:41 29.09.2015 15:41 Trashëgimia Kulturore dhe Diversiteti Kulturor janë prioritet i Ministrisë së Kulturës për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm përmes studimit, ruajtjes dhe promovimit të tyre. Këto dy instrumente konsiderohen si shumë të rendësishëm për të përcaktuar drejtimet e politikës kulturore në këtë fushë dhe për të përfshirë të gjitha segmentet e shoqërisë shqiptare në implementimin e tyre. Trashëgimia materiale nuk është natyrë e vdekur por habitati njerëzor ku historia e shkuar lidhet me jetën moderne.