Zemaj: Jemi të përgatitur për përballje me valën e dytë të COVID-19 (VIDEO) NULL NULL 29.10.2020 21:52 29.10.2020 21:52 Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se institucionet e Kosovës janë më të përgatitura për t’u përballur me valën e dytë të COVID-19. Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se prioritet i Qeverisë ka qenë ngritja e kapaciteteve humane për t’u përballur me pandeminë. “Realisht për Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë përgatitja më e mirë me të gjithë akterët e involvuar në menaxhimin e pandemisë”. “Sa i përket dokumentit, përfshihen të gjitha përgjegjësitë, duke filluar nga përgjegjësia institucionale që i takon kryeministrit e deri tek përgjegjësia më e ulët që janë partnerët ndërkombëtarë”. “E kemi pasur situatën e mirë të menaxhimit me lehtësimin masave – na u dha mundësia që të përgatitemi edhe për fazat e tjera”. “Jemi shumë më të përgatitur në krahasim me muajt e kaluar”. Zemaj ka theksuar se sistemi i shëndetësisë tani qëndron më mirë me infrastrukturë, mjekë, infermierë dhe aparatura. “Janë përgatitje që besoj se do të ndihmojë ta kemi më të lehtë menaxhimin e kësaj situatë”. klankosova.tv