SHBA-ja ndihmon Kosovën me pajisje mbështetëse për oksigjen NULL NULL 28.10.2020 12:45 28.10.2020 12:45 Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në përballjen me pandeminë. Kosova sot ka pranuar pajisje shtesë, transmeton Klan Kosova. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë ta mbështesin shëndetësinë e vendit tonë. Donacioni i radhës janë pajisje mbështetëse për oksigjen dhe plotëson kërkesën e parashtruar nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. Bashkë me Kolonel, Stephen A. Rose dhe Major, Courtney Olson morëm pjesë në pranim-dorëzimin e këtij donacioni”, është shprehur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj. “Përmes misioneve të saja civile dhe ushtarake, ShBA-ja na ka dhuruar pajisje të ndryshme si respiratorë, pajisje termo-skanerë, pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor po edhe ndihma të tjera”. https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3526960984017423