Formacionet e mundshme të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut NULL NULL 08.10.2020 12:51 08.10.2020 12:51 Disa orë na ndajnë nga dueli më i rëndësishëm që Kosova e ka kundër Maqedonisë së Veriut, ndeshje kjo e vlefshme për finalen e Grupit D. Futbollistët thuhet se kanë përfunduar përgatitjet finale për ndeshje edhe pse vendasit nuk ishin të përgatitur në stadium ku reflektorët kanë munguar për më shumë se gjysmën e seancës stërvitore. Bernard Challandes do ketë një detyrë të vështirë, pasi që ekipi i “Dardanëve”, ka mungesa të shumta, por gjithsesi pritet që formacioni të mos ndryshoj shumë nga ndeshjet e kaluara. Në anën tjetër, Igor Angelovski sipas “Sportmedias” pritet ta zgjedhë formacionin e ngjashëm me atë të Kosovës, ku pritet të startoj me Musliun, Bardhin dhe Ademin me skemën e njëjtë 4-2-3-1. Sipas mediave, dhe formacioneve të ndeshjeve të kaluara, duke marrë parasysh dhe lëndimet këto pritet të jenë formacionet e mundshme për sot; Kosova: (4-2-3-1) Muric; Fidan Aliti, Ibrahim Dresevic, Benjamin Kololli, Mërgim Vojvoda; Herolind Shala, Valon Berisha; Bersant Celina, Florent Hadërgjonaj, Arbër Zeneli; Atdhe Nuhiu Maqedonia e Veriut (4-2-3-1) Dimitrievski; Velkovski, Musliu, Ristovski, Ristevski; Ademi, Spirovski; Alioski, Bardhi, Trichkovski; Pandev. klankosova.tv