Dogana dhe Policia e Kosovës në një objekt në Merdare me kolegët nga Serbia: Nuk do të ketë më pritje (VIDEO) NULL NULL 07.10.2020 23:24 07.10.2020 23:24 Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës nga sot do të punojnë bashkë në një objekt me kolegët e tyre nga Serbia prej të njëjtave dikastere. Zyrtari doganor kosovar, Fahredin Syla, ka thënë se me këtë veprim do të zvogëlohen pritjet dhe vonesat në këtë pikë, njofton Klan Kosova. “Sot në mëngjes pala serbe ka dalë në objektin e dedikuar për ta. Ka hapësirë të mjaftueshme për hyrje-dalje të automjeteve dhe maunave që hynë dhe dalin nga shteti ynë. Hyrje-daljet kontrollohen nga pala jonë dhe normal edhe nga pala serbe në procedurat e tyre të policisë dhe doganës”, është shprehur Syla. “Tani më lirshëm kalojnë udhëtarët që hynë dhe dalin në/nga territori i Kosovës. Jemi më afër tash dhe në linja të trasha kemi komunikim zyrtar. Komunikimi nuk është ndalë dhe tash e tutje do të jetë edhe më i madh”. “Nuk do të ketë vonesa dhe pritje për bashkatdhetarët, sepse kjo pikë kufitare i plotëson të gjitha pushtetet tashmë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dënimi për krimet ndaj grave dhe të miturave në Siri e Irak mirëpritet në Kosovë 1 orë më parë