Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sot janë bërë 22 vjet nga rënia e mjekut dhe humanistit Shpëtim Robaj

NULL NULL
30.09.2020 08:42

22 vjet nga vdekja e mjekut dhe humanistit Shpëtim Robaj, janë shënuar sot. Ai ka ndërruar jetë gjatë luftës së fundit në Kosovë derisa ishte duke shkruar t’i ndihmonte ushtarët dhe qytetarët.

Ai u lind më 15 tetor 1957 në Prizren. Ai kishte ndihmuar si anesteziolog në shërimin e luftëtarëve dhe eprorëve të UÇK-së.

Lajmi për rënien e doktor Shpëtimit u prit me pikëllim në familje dhe te kolegët e tij.

Familja Robaj ka marrë mirënjohje për dëshmorin, nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme, shoqatat humanitare shëndetësore etj.

Për jetën dhe veprën e dëshmorit Shpëtim Robaj është shkruar monografia “Dr. Shpëtimi shpëtimtar jete” nga autorët Ilaz Metaj dhe Ali Llunji.

lajme të ngjashme