Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OBSh-ja deklaron përsëri se COVID-19 ka burim natyror

NULL NULL
28.09.2020 13:38
Logo e OBSh-së
Logo e OBSh-së

Kundrejt thënieve që koronavirusi i ri e ka burimin nga laboratori, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi përsëri në një konferencë shtypi të organizuar të premten e kaluar mbi pandeminë e COVID-19 se organizata e tij beson shkencën dhe provat, duke shtuar se të gjitha studimet e deritanishme tregojnë se virusi e ka origjinën nga natyra.

Ndërkohë, përgjegjësja teknike e Programit të Emergjencave të OBSh-së, Maria Van Kerkhove, tha se  sipas kërkimeve të mëparshme lidhur me patogjenet që kalojnë nga kafshët te njeriu, duhet njëfarë kohe që të përcaktohen kafsha burim i virusit dhe ndërmjetësi, në bazë të hetimeve shumë të sakta.

Nëse nuk zbulohen burimi dhe ndërmjetësi, njerëzimi do të ndodhet përsëri përpara rrezikut të infektimit./kp

 

lajme të ngjashme