Princi Otoman me selfie NULL NULL 14.05.2015 09:41 14.05.2015 09:41 Statuja e vendosur në qytetin Amasya në veri të Turqisë, ku shihet një princ i Perandorisë Osmane duke bërë “selfie”, u shkatërrua nga qytetarët. Qytetarët e kanë cilësuar si akt të turpshëm, madje shumë prej tyre e kanë parë si fyerje për historinë. “Të gjithë e dinë se në atë kohë nuk kanë ekzistuar celularët. Autoritetet t’i thërrasin mendjes dhe ta largojnë, ndryshe do vazhdojmë të veprojmë ne” u shpreh një qytetar. Autoritetet janë shprehur se statuja nuk e fyen askënd por është bërë për të tërhequr turistët. “Fatkeqësisht statuja është dëmtuar, por tani e mbrapa do jetë policia ajo që do kujdeset për të” u shpreh një zyrtar. Statuja është dëmtuar në pjesën e celularit, me të cilën princi duket sikur bën “selfie”. Policia po e hulumton rastin, por deri tani askush nuk është arrestuar, transmeton Klan Kosova. Por, pas rastit të fundit, statujën po e ruajnë rojet e armatosura. klankosova.tv