Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E konfirmuar: Kampionati Evropian i Basketbollit U-16 i vitit 2021, zhvillohet në Prishtinë

NULL NULL
02.09.2020 13:52

Federata e Basketbollit te Kosovës ka bërë të ditur se Bordi i FIBA Evropës i ka dhënë dritën e gjelbërt për mbajtjen e Kampionatit Evropian, Divizoni C, për meshkuj U16 më 2021 në Prishtinë.

Ky kampionat është dashur që të mbahet këtë vit, megjithatë, për shkak të pandemisë me COVID-19, të gjitha Kampionatet Evropiane për grupmosha të reja ishin shtyrë, transmeton Klan Kosova.

“Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) kishte aplikuar sërish që Evropiani i vitit të ardhshëm të mbahet në Prishtinë dhe ka marrë miratimin nga Bordi i FIBA Evropës.”.

“Kështu, Kampionati Evropian për Divizionin C për meshkuj U16 do të mbahet në Prishtinë nga 10 deri më 18 korrik më 2021”.

“ FIBA i beson kështu Kosovës edhe një organizim të rëndësishëm, pasi në vitin 2018 kishte organizuar me sukses Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U18 dhe në vitin 2019 dhe Kampionatin Evropian, Divizioni B për femra U20”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme