“Gjermanët janë bërë neglizhentë”, zyrtarët të shqetësuar për rritjen e rasteve me COVID-19 NULL NULL 28.07.2020 19:33 28.07.2020 19:33 Kreu i agjencisë së shëndetit publik të Gjermanisë ka thënë se është “shumë i shqetësuar” nga rritja e infeksioneve në vend. “Ne jemi në mes të një pandemie në zhvillim të shpejtë,” u tha Lothar Wieler, drejtuesi i Institutit Robert Koch (RKI), para gazetarëve. Wieler tha që gjermanët janë bërë “neglizhentë” dhe u bëri thirrje njerëzve të mbanin maska dhe të respektojnë rregullat e distancimit shoqëror dhe higjienës, njofton Klan Kosova. Në javën e kaluar Gjermania ka regjistruar 3,611 infeksione të reja. Paralajmërimi vjen ndërsa vendet në Europë merren me infeksione të reja dhe problemin e udhëtarëve që lëvizin nëpër kontinent për pushimet e verës. Të martën Gjermania lëshoi një paralajmërim udhëtimi për tre rajone në Spanjë – Aragón, Katalonja dhe Navarra – vende të cilët kanë pasë një rritje të infeksioneve kohëve të fundit, shkruan BBC.