Daçiq për dialogun: Nuk do të pranojmë që ta njohim Kosovën NULL NULL 17.06.2020 12:05 17.06.2020 12:05 Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq tha se organizuesit e dialogut duhet ta dijnë se Serbia nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Ai tha se nuk janë aspak afër zgjidhjes me Kosovën, njofton Klan Kosova. “Ne gjithashtu u përpoqëm të jepnim disa sugjerime, por që kryesisht hasën në refuzime”, tha Daçiq për TV Prva. “Ne nuk do ta pranojmë që duhet ta njohim Kosovën – dhe se ne kemi përfunduar dialogun. Kjo ka të bëjë me ne që të pranojmë dialogun për disa propozime kompromisi, por dikush duhet t’i bëjë ato propozime, ne nuk i kemi pasur ato deri më tani”. Ndërkaq, presidenti serb Aleksandar Vuçiq foli përmes telefonit me presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Kosovës. Është bërë e ditur se Vuçiq do të udhëtojë për në Moskë javën e ardhshme, ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe do të marrë pjesë në një paradë ushtarake më 24 qershor me rastin e 75 vjetorit të fitores mbi fashizmin në Luftën e Dytë Botërore.