Vdes 76 vjeçarja që ishte e prekur me Covid-19 NULL NULL 14.06.2020 10:47 14.06.2020 10:47 Ka ndërruar jetë sot një 76 vjeçare e cila ishte e prekur me Covid-19, njofton Klan Kosova. E ndjera R. M. është nga Komuna e Prizrenit, ajo ishte e shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK-së. Pacientja ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike dhe ishte e diagnostikuar me Covid-19 si dhe kishte edhe sëmundjeve të tjera shoqëruese. Në njoftimin e MSH-së, thuhet që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19.