Qëllohet me armë mbi protestuesit në SHBA, 19-vjeçari humb jetën NULL NULL 30.05.2020 10:40 30.05.2020 10:40 Mediat e huaja raportojnë se një djalë 19-vjeçar ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë në Detroit, ku po bëhet një protestë kundër vrasjes së 46-vjeçarit më ngjyrë në Minesota. Ka qenë një makinë tip fuoristadë në ecje ka qëlluar më armë një turmë njerëzish, të cilët po demonstronin për vrasjen e afro-amerikanit, George Floyd. 19-vjeçari u transportua menjëherë në pital por nuk ia doli dot të shpëtonte. Protestat erdhën pas ngjarjes së rëndë që ndodhi me vdekjen e George Floyd, një njeri me ngjyrë, 46 vjeç, i cili ndërroi jetë duke kërkuar ndihmë, teksa një oficer policie e shtriu në tokë dhe i bllokoi frymëmarrjen duke i vendosur gjurin në qafë./tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kush po e shkelë Kushtetutën, VV apo ish-opozita? – Kadri Kryeziu sot në “DPT te Fidani” 14 minuta më parë
Kosova Lajmëroni policinë nëse njihni personat në fotografi, po kërkohen për sulm dhe asgjësim të pasurisë 15 minuta më parë