Rritet shkalla e infeksionit me Covid-19 në Gjermani NULL NULL 10.05.2020 17:11 10.05.2020 17:11 Gjermania ka shënuar rritje të numrit të të infektuarve nga koronavirusi. Kjo vjen vetëm disa ditë pasi ky vend filloi me lehtësimin e masave anti-Covid. Sipas një studimi nga Rober Koch Institut, një person mund ta bartë virusin në më shumë se një person. Shkalla e infektimit ishte më e ultë. Mijëra gjermane protestuan të shtunën duke kërkuar duke kërkuar dhënien fund të të gjitha masave të izolimit, të cilat qeveria gjermane i ka vendosur për të parandaluar përhapjen e sëmundjes COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pas bisedimeve që kishte me drejtuesit e 16 landeve të Gjermanisë, njoftoi të mërkurën një relaksim të gjerë të kufizimeve. Vendimi përfshinte rihapjen e dyqaneve, kthimin gradual të nxënësve në shkolla dhe rifillimin e ndeshjeve të futbollit të Bundesligës gjermane. Të dielën, Instituti Robert Koch raportoi se numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 169 mijë e 218 ndërsa i viktimave 7 mijë e 395.