Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bislimin e bojkotojnë paraardhësit (VIDEO)

NULL NULL
21.04.2020 20:24

Në orën 10:00 kishte shkuar vetëm njëri nga mysafirët që i ka ftuar Ministri i Financave.

Në zyrë tek Besnik Bislimi ishte Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, por jo edhe 6 ish-ministrat paraardhës të tij, të cilëve u kishte kërkuar ndihmë për ta hartuar planin për rimëkëmbjen e ekonomisë nga dëmet e koronavirusit, njofton Klan Kosova.

Se nuk do t’i shkojnë në takim, shefit në detyrë të Financave, i kanë treguar vetëm ish-ministrat Ahmet Shala e Bedri Hamza.

Bislimi përmes telefonit tregoi se nuk ka pasur fare komunikim me ish-ministrin, Haki Shatri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, as me Avdullah Hotin, e Ali Sadrinë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Por as me Besim Beqajn e PDK-së.

Kronikë nga Haris Ademi.

 

lajme të ngjashme