Vushtrria plotësohet me infrastrukturë kulturore NULL NULL 21.04.2020 16:38 21.04.2020 16:38 Në kuadër të investimeve kapitale në kulturë, sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u nënshkrua Aneks Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Vushtrrisë, për përfundimin e punimeve të projektit “Qendra e Kulturës ne Vushtrri”. “Dua te falënderoj ministren Vlora Dumoshi për përkrahjen e dhënë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen në përmirësim të infrastrukturës kulturore në qytetin e vjetër te Vushtrrisë”, deklaroi kryetari Tahiri.