Haki Rugova thotë se kanë marrë masat pas një rasti me Koronavirus në fshatin Lluga NULL NULL 13.04.2020 08:38 13.04.2020 08:38 Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ka thënë se mbrëmë kanë marrë konfirmimin për një rast të prekur me Koronavirus në fshatin Lluga të kësaj komune. “Sapo u informuam që në fshatin Lluga kemi një rast pozitiv me coronavirus. Pas konfirmimit të rastit, menjëherë i kemi marrë të gjitha veprimet e duhura, në koordinim me Policinë dhe QKMF”, ka thënë Rugova përmes Facebook, transmeton Klan Kosova. “Do të vazhdojmë të angazhohemi fuqishëm dhe pa panik. Të gjithë bashkë besoj se do të arrijmë të menaxhojmë dhe tejkalojmë këtë situate”. “Qytetares së prekur i dëshiroj shërim të shpejtë”.