Britania mund të ketë më së shumti të prekur me koronavirus në Europë NULL NULL 12.04.2020 17:05 12.04.2020 17:05 Britania e Madhe ka të ngjarë të jetë në mesin e vendeve europiane më të prekura nga koronavirusi, ka deklaruar një prej këshilltarëve të lartë shkencorë në qeverinë britanike. Paralajmërimi i Sir Jeremy Farrar, vjen teksa numri i viktimave nga koronavirusi në Britani pritet të kalojë shifrën 10 mijë të dielën, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Ndërkohë, kryeministri Boris Johnson është larguar nga spitali pasi u trajtua për koronavirus. Me këshillën e ekipit të tij mjekësor, Johnson nuk do të kthehet menjëherë në punë dhe do të vazhdojë shërimin e tij në vendlindje.