IKSHPK njoftoi për tri raste, Komuna e Fushë Kosovës: Informacion i pakonfirmuar dhe i dyshimtë NULL NULL 30.03.2020 23:15 30.03.2020 23:15 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi sot se 12 rastet e reja me Covid-19 kanë zgjeruar hartën e përhapjes së Covid-19 në Kosovë, ku tre prej tyre u tha se janë me vendbanim në Fushë Kosovë. Por, komuna e Fushë Kosovës në faqen e saj zyrtare në Facebook e ka cilësuar këtë informacion të pakonfirmuar, të dyshimtë dhe të mangët. “Në mbrëmje doli një informacion se në Komunën e Fushë-Kosovës janë 3 raste me COVID-19. Ky është informacion i pakonfirmuar, i dyshimtë dhe i mangët. Është i pa njoftuar Kryetari i Komunës Burim Berisha njëherit Kryetar i Shtabit të Emergjencës, i pa njoftuar Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe i pa njoftuar Drejtori i QKMF-së në Fushë-Kosovë dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj u shkaktua një shqetësim tek qytetarët”. Komuna e Fushë Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen duke shtuar se ky publikim – që është njoftim zyrtar nga IKSHPK – është nënçmues për qytetarët. Madje, sipas tyre, ka edhe konotacione politike. Reagimi i plotë i Komunës së Fushë Kosovës: * Njoftim – Sqarim * Në mbrëmje doli një informacion se në Komunën e Fushë-Kosovës janë 3 raste me COVID-19. Ky është informacion i pakonfirmuar, i dyshimtë dhe i mangët. Është i pa njoftuar Kryetari i Komunës z. Burim Berisha njëherit Kryetar i Shtabit të Emergjencës, i pa njoftuar Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe i pa njoftuar Drejtori i QKMF-së në Fushë-Kosovë dhe si rrjedhojë e gjithë kësaj u shkaktua një shqetësim tek qytetarët. Ne informojmë qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës të mos shqetësohen, sepse ka mungesë informatash se kush janë, nga janë këto raste, si ka rrjedhë marrja e këtij virusi prandaj ky publikim është i padenjë dhe nënçmues për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës. Ka konotacione politike. Të vazhdojmë të bëjmë punën tonë Institucionale dhe ju qytetarë të respektoni masat. Mos u shqetësoni për informacionet banale dhe të pakonfirmuara.