Koronavirusi: Kina ndalon vizitorët e huaj, pasi rriten rastet e importuara NULL NULL 27.03.2020 08:47 27.03.2020 08:47 Kina ka njoftuar një ndalim të përkohshëm për të gjithë vizitorët e huaj, edhe nëse ata kanë viza ose leje qëndrimi. Vendi po kufizon edhe linjat ajrore kineze dhe të huaja në një fluturim në javë, ku aeroplani nuk duhet të jetë i mbushur me udhëtarë më shumë se 75 për qind e kapacitetit të ulëseve. Megjithëse, Kina raportoi rastin e parë të koronavirusit të transmetuar lokalisht të premten – pas tre ditësh – pothuajse të gjitha rastet e reja atje tani vijnë nga jashtë. Të enjten në Kinë janë regjistruar 55 raste të reja me Covid-19 – 54 prej tyre nuk janë raste lokale, por vijnë nga jashtë.