Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Madonna puth me plot pasion të dashurin 25 vjeçar

NULL NULL
19.02.2020 20:00

61 vjeçarja Madonna e ka bërë shumë ‘nxehtë’ në Londër kur ka shkëmbyer puthje me të dashurin e saj 25 vjeçar.

Ylli i muzikës pop është fotografuar derisa po e puthte plot pasion të dashurin e saj, valltarin Ahlamalik Williams, kur edhe u mundua që të ruajë pak ‘privatësi’ duke i mbuluar fytyrat e tyre me një flladitëse që e kishte në dorë.

Kjo ndoshta ishte edhe mënyra më e mirë për të festuar përfundimin e koncerteve në Londër.

“Falemnderit Londër…ishte fantastike. Nuk do të mund t’ia dilja pa mbështetjen e të gjithë njerëzve të mi të dashur”, ka shkruar këngëtarja e “Like A Prayer” në Instagram.

Madonna dukej fort e lumtur në krahët e valltarit të saj rezervë – me të cilin kishte nisur lidhjen e dashurisë vitin e kaluar.

Eilliams ka qenë vazhdimisht në turne me Madonnën qysh nga viti 2015, derisa është paraqitur edhe në videoklipin e saj “God Control”.

Këngëtarja e shumë hiteve ka një histori të lidhjeve të dashurisë me djem shumë më të rinj në moshë – valltarët Brahim Zalibat (atëherë 23 vjeçar) dhe Timor Steffens (atëherë 26 vjeçar), ashtu si edhe modelin Kevin Sampaio (atëherë 31 vjeçar).

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.