Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shpërthimi bombolës në Bulqizë, Meta: Thellësisht i tronditur, uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur

NULL NULL
14.02.2020 17:36

Në Bulqizë ku si pasojë e shpërthimit të një bombole, vdiqën 3 persona, ka reaguar edhe presidenti Meta.

Përmes një postimi në Facebook, Meta ka shprehur ngushëllimet tij duke i uruar shërim të shpejtë vajzës së vogël të familjes.

Ilir Meta: Thellësisht i tronditur nga tragjedia në Ostren të Bulqizës. Duke ndarë dhimbjen e madhe me familjen Tolaj, të afërmit dhe mbarë komunitetin e Bulqizës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj shërim sa më të shpejtë të vajzës së mitur që po merr ndihmën mjekësore.
Do të jemi gjithmonë pranë familjes Tolaj!

Tre pjesëtarët e familjes Tolaj, Rajmonda dhe dy fëmijët, Rudina dhe Fatjoni, humbën jetën si pasojë e helmimit nga bombola e gazit, ndërsa më e vogla, Merita, po lufton me vdekjen në spitalin e Peshkopisë.

40 vjeçarja dhe dy fëmijët e saj u gjetën të vdekur brenda në banesë nga një e afërme e tyre./Ora News.tv/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.