Zyrtare: Chelsea transferon talentin e Ajax NULL NULL 13.02.2020 14:40 13.02.2020 14:40 AMSTERDAM, NETHERLANDS - AUGUST 25: Hakim Ziyech of Ajax in action during the Eredivisie match between Ajax and Emmen at Johan Cruyff Arena on August 25, 2018 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images) Ajaxi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për ta shitur anësorin Hakim Ziyech në Chelsea, në fund të këtij sezoni. Skuadra e Frank Lampard do t’i paguajë 40 milionë euro për përfaqësuesin e Marokut, i lindur në Holandë. Kjo shumë do të rritet në 44 milionë euro varësisht prej arritjes së bonuseve nga lojtari. Arritja e marrëveshjes është konfirmuar edhe nga Chelsea. We have some Hakim Ziyech news… — Chelsea FC (@ChelseaFC) February 13, 2020 Por 26-vjeçari ende nuk ka arritur marrëveshje me të kaltrit për kushtet personale, por do të ketë mjaft kohë për ta bërë një gjë të tillë deri në fund të sezonit. “Ajaxi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për transferimin e Hakim Ziyech”, thuhet në njoftimin e klubit holandez. “Lojtari do t’i bashkohet klubit nga Premierliga më 1 korrik 2020 dhe do ta mbarojë sezonin në Amsterdam”, thuhet tutje në njoftim. Hey @ChelseaFC, you have to believe in his magic. And great things will happen. ? #??????????? pic.twitter.com/XMYCtuYR2e — AFC Ajax (@AFCAjax) February 13, 2020 *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 4 days