Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kurti për koalicionin me LDK-në: Po u afruam edhe pak, do të bëjmë marrëveshje

NULL NULL
12.01.2020 17:19
"Të enjten, ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi bërë edhe dy propozime të reja. Për propozimin tonë të fundit na është thënë që do të trajtojnë në organet e tyre, meqenëse ky propozim ishte risi".

Sot është mbajtur mbledhja e parë me qendrat e Lëvizjes Vetëvendosje për vitin 2020, ku mori pjesë edhe Kryetari Albin Kurti.

Përveç çështjeve organizative, gjatë kësaj mbledhje është diskutuar edhe për situatën politike në vend, njofton Klan Kosova.

Në fjalimin e tij, Kurti duke folur për arritjen e koalicionit VV-LDK, ka shtuar se “është e vërtetë se jemi afruar, dhe po u afruam edhe pak, do të bëjmë marrëveshje”.

“Në takimin e mbajtur të mërkurën, të dyja palët kemi bërë nga një propozim. Pra, kishte lëvizje. Të enjten, ne si Lëvizje Vetëvendosje kemi bërë edhe dy propozime të reja. Për propozimin tonë të fundit na është thënë që do të trajtojnë në organet e tyre, meqenëse ky propozim ishte risi. Derisa nuk mund të flas se cila është përmbajtja e tij dhe çfarë do të bëjmë ne, pasi që kjo është pjesë e negociatave, unë mund të flas për atë se çka nuk do të bëjmë”.

“Ajo që ne nuk do të bëjmë është të kthehemi në kohë dhe të pretendojmë sikur asgjë nuk ka ndodhur”.

“Gjërat kanë ndodhur, takimet dhe përpjekjet tona kanë ndodhur, ofertat tona kanë ndodhur, afatet kushtetuese kanë ndodhur, seanca konstituive e Kuvendit ka ndodhur. Pra, nuk mund të shtiremi se këto ngjarje e këto afate nuk kanë ndodhur e nuk i ka parë i gjithë populli”.

“Prandaj tash duhet të fokusohemi në të tashmen dhe çka mund të ndodhë, sepse çka duhet të bëjmë”.

“Është e vërtetë se jemi afruar, dhe po u afruam edhe pak, do të bëjmë marrëveshje. Vullnet e interes kemi, por garancion nuk mund të jap sepse nuk varet nga unë. Jam i gatshëm të takohemi përditë, edhe të mbyllemi në ndonjë vend derisa të merremi vesh, por këtë mund ta them për veten, jo për palën tjetër”.

“Është e mundshme që përveç popullit të fitojnë të dyja palët, të dy subjektet tona, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Përveç qytetarëve, edhe të gjithë faktorët ndërkombëtarë e preferojnë koalicionin LVV-LDK”.

Më poshtë mund ta lexoni fjalimin e plotë të tij.

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.